Irena me disa mbiemra kishte 4 pasaporta. Kalaja: Gjykata i dha shuplakë SPAK-ut për dosjen e gjyqtares
Një vendim i fundit i Gjykatës së Posaçme ka nxjerrë në pah përplasje të forta brenda sistemit të drejtësisë, duke shënuar një pikë kthese në atë që raportohet si një betejë ligjore dhe procedurale me Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Në qendër të vëmendjes dhe akuzave është rasti i gjyqtares Irena Gjoka, një dosje që ka rikthyer debatin mbi integritetin e figurave që po zbatojnë reformën në drejtësi. Sipas detajeve të bëra publike nga përfaqësuesja ligjore e çështjes, avokatja Adriana Kalaja e cila ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv, vendimi i gjyqtares Manjola Osmani për të mos pranuar mbylljen e hetimeve nga SPAK përfaqëson një "ndarje epokash". Ky zhvillim shihet si fundi i periudhës kur gjykata miratonte automatikisht çdo kërkesë...
Burimi:
syri.net