Investimet strategjike: Tokë publike, miliarda nga buxheti. Fitues një grusht oligarkësh, humbës…

Investimet strategjike: Tokë publike, miliarda nga buxheti. Fitues një grusht oligarkësh, humbës…

Nga Irena Beqiraj/  Në Maj të vitit 2015 u miratua ligji për Investimet Strategjike, edhe  kriteret kryesore për cilësimin e një investimi si strategjik ishin vetëm dy: Interesi publik i investimit si dhe kriteri financiar, që tregon fuqinë dhe potencialin për realizimin e investimit. Edhe  interesi publik në përzgjedhjen e një investimi strategjik duhet të vlerësohej  sipas ;vlerës së investimit, kohës së realizimit, zhvillimit ekonomik rajonal dhe lokal, hapjes së vendeve të reja të punës, produktivitetit dhe vlerës së shtuar të tij. Për të lehtësuar kostot e biznesit , investitorëve të sektorit të resorteve në zonat turistike Këshilli i Investimeve i drejtuar nga Kryeministi mund t’u  jepte jo vetëm akses  në  pasuri  publike , pa garë  por edhe  shërbime publike sepse  investimi në shkëmbim të...