Integrimi/ Rama: Nuk ka bllokim të negociatave
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian nuk është bllokuar, duke theksuar se Komisioni Europian i ka vlerësuar të përmbushura detyrat e vendit në këtë fazë. Gjatë fjalës së tij në takimin ku është dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, Rama tha se diskutimet në Bruksel zhvillohen mes Komisionit Europian dhe shteteve anëtare, ndërsa Shqipëria negocion drejtpërdrejt me Komisionin, jo me vendet e BE-së. “Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria me BE-në, por diskuton Komisioni Europian me shtetet anëtare. Shqipëria negocion me komisionin, jo me shtetet. Fazë pas faze, kur komisioni i konsideron të kryera detyrat e një faze shkon tek shtetet për të paraqitur raportin e vet. Komisioni Europian i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë në...
Burimi:
opinion.al