‘Integrimi në vendnumëro…’/ Zhulali: Paralajmërim i dyfishtë nga BE, rrezikohen fondet dhe anëtarësimi
Procesi i integrimit europian të Shqipërisë ndodhet në vendnumëro, pavarësisht retorikës optimiste të qeverisë. Sipas ekspertes për marrëdhëniet me jashtë, Ilda Zhulali, vendi ka marrë një paralajmërim të dyfishtë nga Brukseli, i cili lidhet jo vetëm me ngecjen e procesit të anëtarësimit, por edhe me rrezikun real të bllokimit të fondeve europiane, duke i bërë thirrje ekzekutivit të ndryshojë urgjentisht kurs. Në një intervistë në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, duke komentuar qëndrimet e fundit të Ministrit të Jashtëm, Zhulali i cilësoi deklaratat e tij si kontradiktore dhe pjesë të një përpjekjeje propagandistike për të paraqitur një realitet pozitiv që nuk ekziston. Ajo theksoi se ndërsa qeveria pretendon se gjithçka po ecën normalisht dhe se vendet anëtare janë të kënaqura, faktet tregojnë një histori...
Burimi:
syri.net