Integrimi në BE, Shabani: Rritje buxheti për burgjet, dëgjim të institucioneve dhe detyrim ligjor për raportimin
Avokati i Popullit nënvizoi disa pika që ai i sheh ende të papërmbushura në lidhje me procesin e integrimit. Ai kërkoi akses në sistemin gjyqësor dhe problematikat me diskriminimin, ku vlerësoi legjislacionin, por jo zbatimin. “Një ligj që nuk zbatohet, nuk është më ligj — është dokument”, tha Shabani, duke u ndalur më pas te e drejta e pronës: “E drejta e pronës duhet të jetë baza mbi të cilën mbështetet baza e ekonomisë”, tha ai. Nisur nga kjo, ai bëri edhe 3 propozime për zgjidhjen e tyre, duke shtuar: “I shohim problemet me synim t’i zgjidhim, jo t’i përdorim, dhe jo t’i fshehim.” “E para: për fazën para-IBAR, Kuvendi të shqyrtojë rritje të dedikuar buxhetore për sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve. E dyta: ndryshimet...
Burimi:
sot.com.al