Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

Ministria e Financave ka hartuar dhe zbardhur projektligjin e ri “Për shkëmbimin automatik të informacionit mbi kripto-asetet”, një nismë ligjore që synon të fusë nën monitorim të rreptë tregun e monedhave virtuale në Shqipëri. Ky hap vjen si pjesë e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian për përmbushjen e piketave mbyllëse të Kapitullit 16, “Tatimet”, duke transpozuar plotësisht direktivën evropiane DAC 8 dhe kornizën ndërkombëtare CARF të OECD-së. Zhvillimi i shpejtë i tregut të kriptomonedhave, decentralizimi dhe karakteri i tyre ndërkufitar kanë krijuar sfida të mëdha për administratën tatimore, duke rritur rrezikun e evazionit fiskal. Për t’iu përgjigjur kësaj problematike, Shqipëria do të investojë 80 milionë lekë nga buxheti i shtetit për ngritjen e një sistemi të ri elektronik për mbledhjen, verifikimin dhe...