Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Konferenca e 9-të Ndërqeveritare në Bruksel shënoi një moment të rëndësishëm edhe për vetë BE, tha nënkryetarja e parlamentit, Klodiana Spahiu në programin “Repolitix” në Report Tv. Zhvillimi i 4 tryezave qeveritare është sinjal nga BE dhe një moment që duhet shfrytëzuar. “S’ka ndodhur ndonjëherë që në të njëjtën ditë në Bruksel të ketë 4 tryeza ndërqeveritare, të jenë 4 vende në rrugën e integrimit europian. Kuptohet qe edhe insistimi i BE për ta zgjeruar këtë tryezë është moment i rëndësishëm për vendin tonë që duhet ta shfrytëzojmë të gjithë”, tha Spahiu. Mbyllja e 10 kapitujve në total të negociatave me BE janë objektivi ambicioz i qeverisë për këtë vit. Sot, Shqipëria mbylli 3 prej tyre dhe qeveria është angazhuar fort për të realizuar ata...