Integrimi europian, Koçiu: Ambicia jonë, brenda vitit të nisim mbylljen e 10 kapitujve

Integrimi europian, Koçiu: Ambicia jonë, brenda vitit të nisim mbylljen e 10 kapitujve

Qeveria shqiptare synon të nisë mbylljen e 10 kapitujve negociues me Bashkimin Europian brenda këtij viti. Kështu u shpreh zv.kryeministrja Albana Koçiu, në një konferencë për mediat pas zhvillimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë. “Ambicia jonë është që brenda këtij viti të nisim mbylljen e 10 kapitujve. Është proces dinamik, por do të më lejoni që të mos i them kapitujt, pasi do të ulemi në tryezë me palën europiane për të finalizuar detyrat”, tha Koçiu, përcjell A2 CNN. Zv.kryeministrja tha se në mbledhjen e qeverisë ishin miratuar dy vendime që, sipas saj, sigurojnë që mbarëvajtjen e procesit të negociatave. “Puna e institucioneve shqiptare është e pakthyeshme dhe konsoliduar, kanë arritur pjekurinë për të ndërmarrë reformat dhe angazhimet që kërkohen nga Shqipëria”, tha...