Incidentet mes protestuesve dhe deputetëve, Peleshi: Asgjë e mirë nuk ndërtohet prej dhunës dhe kaosit
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me incidentet e ndodhura ditën e sotme përpara Parlamentit. Peleshi shkruan se asgjë nuk mund të justifikojë dhunën ndaj policisë apo deputetëve të Kuvendit. Më tej në reagimin e tij, Peleshi shprehet se kur protesta shndërrohet në dhunë cennon sigurinë dhe demokracinë. “Asgjë nuk mund të justifikojë dhunën ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, deputetëve të Kuvendit apo institucioneve publike. Shqipëria ndërtohet mbi dialogun, respektin për ligjin dhe institucionet, jo mbi përplasjen. E drejta për të protestuar është një e drejtë themelore dhe duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Kur protesta shndërrohet në dhunë ndaj njerëzve, cenon jo vetëm sigurinë e tyre, por edhe vetë vlerat mbi të cilat ndërtohet demokracia....
Burimi:
vizionplus.tv