“Imuniteti i Ballukut duhet të hiqet”! Bardhi-Peleshit: Kërko falje që shkele Kushtetutën me qëndrimin për padinë e Ramës
niko peleshi-gazment bardhi TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate mes palëve, ndërsa opozita e zhvendosi sërish vëmendjen te çështja e Belinda Ballukut. Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, akuzoi kryeparlamentarin Niko Peleshi për shkelje të Kushtetutës, duke kërkuar që ai të kërkojë ndjesë për qëndrimin e Kuvendit në çështjen e padisë ndaj kryeministrit për imunitetin e ministres Balluku. Sipas Bardhit, imunitetit të Ballukut tashmë i është dhënë përgjigjia nga Gjykata Kushtetuese, duke evidentuar se 'imuniteti nuk është privilegj ndaj deputetit të veçantë'. Gazment Bardhi: Sa kohë në sallë nuk është as propozuesi i këtij projektligji dhe as ministri i Arsimit, unë do e shfrytëzojë këtë kohë për t’ju ribërë edhe njëherë thirrje për të kërkuar ndjesë zoti kryetar i Kuvendit,...
Burimi:
zeri.ai