Ilir Meta dhe Partia e Lirisë shpërthejnë ndaj ministrit të ri të Jashtëm, tregojnë të pathënat e marrëveshjes me…

Ilir Meta dhe Partia e Lirisë shpërthejnë ndaj ministrit të ri të Jashtëm, tregojnë të pathënat e marrëveshjes me…

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi doli dje në foltoren e Parlamentit pasi paralajmëroi se do të denonconte një të vërtetë të madhe që kishte të bënte me çështjen e detit lidhur me Greqinë dhe këtu përfshihej dhe Ferit Hoxha, tashmë i votëbesuar si ministër i Jashtëm. Blushi e mori fjalën për të denoncuar manipulimet e Ferit Hoxhës për marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2009 mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në atë kohë, kur Sali Berisha ishte kryeministër, Ferit Hoxha ishte kryenegociator i Shqipërisë. Mirëpo, Blushit nuk i shkoi plani ashtu siç ai mendonte, pasi gjithçka çfarë ai tha ishte “Sali Berisha shiti detin”. Fillimisht, Blushi tha se në atë kohë, kur vetë ai punonte si gazetar në Gazetën Shqiptare, Ferit Hoxha i siguroi marrëveshjen...