Ilir Beqaj sulmon SPAK-un: U shkelën rregullat procedurale gjatë hetimeve
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pas zhvillimeve në GJKKO, duke hedhur akuza për mënyrën se si janë zhvilluar procedurat hetimore ndaj tij. Beqaj tha se SPAK nuk ka rrëzuar asnjë prej 22 kërkesave të paraqitura prej tij, ndërsa pretendoi se gjatë procesit hetimor janë evidentuar shkelje të rregullave procedurale. “SPAK konfirmoi shkelje të rregullave procedurale gjatë hetimeve. Të drejtat e të pandehurit nuk varen nga vullneti i prokurorit. Reforma solli pavarësi, por në praktikë edhe anarki procedurale”, tha Beqaj.
Burimi:
ntv.al