Idajet Beqiri i numëron krimet Sali Berishës, nga afera “Partizani”, masakra e “21 janarit”, tragjedia e “Gërdecit”…

Idajet Beqiri i numëron krimet Sali Berishës, nga afera “Partizani”, masakra e “21 janarit”, tragjedia e “Gërdecit”…

Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një interviste për “ABC News”, ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe ngjarjet që lidhen me sulmin ndaj ish-vilës së Enver Hoxhës. Në këtë bisedë, Beqiri ka ngritur dyshime të forta mbi qëllimet e vërteta të Berishës dhe ka rikthyer në vëmendje një sërë çështjesh të rënda që, sipas tij, rëndojnë mbi ish-kryeministrin. Ai përmend disa nga episodet më të debatueshme të historisë politike të vendit, si afera e kompleksit “Partizani”, tragjedia e Gërdecit dhe ngjarjet e 21 janarit, duke i konsideruar ato përgjegjësi direkte të Berishës. Sipas avokatit, në këto skandale përmendet shpesh edhe roli i familjarëve të tij, të cilët ai i akuzon për...