“I kemi përmbushur detyrat që na la Brukseli”/ Negociatat për anëtarësimin në BE, Rama: Italia, mbështetësi kryesor
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipërisë ka njohur një përshpejtim të fortë falë përmbushjes së detyrave të lëna nga Brukseli, por edhe falë synimit të BE-së për ta çuar para zgjerimin. Në një intervistë për RAI, kryeministri shtoi se Italia është mbështetësi kryesor i Shqipërisë, dhe se Korridori 8 është një projekt strategjik shumë i rëndësishëm që, sipas tij ka hyrë në një fazë të re falë qeverisë italiane. “Italia nuk është një nga mbështetësit kryesorë, por Italia është mbështetësi kryesor i Shqipërisë. Korridori 8 është një projekt strategjik shumë i rëndësishëm që, në të vërtetë, falë kësaj qeverie që është në Itali, përfundimisht ka hyrë në një fazë të re”, u shpreh kryeministri. Bashkëpunimin mes dy qeverive për ndërtimin...
Burimi:
top-channel.tv