I afërmi i ministrit nën hetim nga SPAK? Hoxha përplaset me Këlliçin: Nuk më baltos dot. Deputeti i PD: Je në konflikt interesi kur raporton për institucionet e drejtësisë
Për më shumë se dy orë ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës dhe maxhorancës lidhur me fazën ku ndodhen negociatat e anëtarësimit në BE, raportin IBAR, por edhe debatin që shkaktoi një editorial i përbashkët i kryeministrit Rama dhe Presidentit të Serbisë, Vuçiç në median gjermane. Gjatë debatit, deputeti demokrat, Belind Këlliçi e pyeti ministrin nëse është në konflikt interesi kur raportin për institucionet e drejtësisë, për sa kohë SPAK ka marrë nën hetim një të afërm të tij për çështjen e AKSHI-t. Debati- Këlliçi: A jeni në konflikt interesi në raport me një vendim të bërë publik nga GJKKO 1 muaj më parë për caktimin e masës së sigurimit pasuror për një sërë personash në skandalin e AKSHI-it...
Burimi:
top-channel.tv