“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u shpreh se brenda partisë duhet të ketë debat mbi etikën dhe qëndrimet e opozitës. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, ai nënvizoi se vetëm demokratët që kanë sakrifikuar dhe punojnë për qytetarët janë pjesë e PD-së, ndërsa ata që “paguhen” nuk duhet të shfrytëzojnë pushtetin e dhënë nga opozita. Salianji theksoi se kryeministri Edi Rama mund të rrëzohet vetëm me votë dhe se protestat janë të vlefshme kur janë masive dhe motivojnë demokratët. Ai shtoi se ato protesta që premtojnë “rrëzimin e Ramës këtë javë” janë të kota dhe nuk kanë efekt real politik. “Duke qenë se jemi brenda një partie, të bëjmë debat mbi etikën. Ne jemi PD, të gjithë demokratët janë PD....
Burimi:
vizionplus.tv