Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Timco Mucunski, ku u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal. Në një postim në platformën X, Hoxha theksoi se “Këtë mëngjes pata një telefonatë të parë të dobishme dhe produktive me kolegun tim Timco Mucunski, duke riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për ne, Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj dhe mik, por edhe një aleat i çmuar i NATO-s dhe një partner i ngushtë rajonal.” Ministri nënvizoi se integrimi evropian i dy vendeve është me rëndësi strategjike, teksa shtoi se, “Ramë dakord se integrimi evropian i dy vendeve tona...