Hoxha takon Mark Rutten: Aleanca Veri-Atlantike më e rëndësishme se kurrë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim sot në 7 maj me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku në fokus ishte siguria dhe roli i Aleancës në situatën aktuale globale. Në një postim në platformën X, ministri theksoi se NATO mbetet më e rëndësishme dhe më e domosdoshme se kurrë përballë sfidave të reja të sigurisë. Gjatë takimit u diskutua për forcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. Hoxha nënvizoi se Shqipëria vijon të rrisë angazhimin e saj brenda Aleancës përmes modernizimit të Forcave të Armatosura dhe pjesëmarrjes në misionet e NATO-s. Në bisedë u trajtua edhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe roli i KFOR-it në Kosovë....
Burimi:
javanews.al