Hoxha: Negociatat nuk janë bllokuar. Ministri i Jashtëm thotë se po pritet miratimi i raportit IBAR

Hoxha: Negociatat nuk janë bllokuar. Ministri i Jashtëm thotë se po pritet miratimi i raportit IBAR

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është bllokuar. Në Komisionin për Punët e Jashtme, Ministri i jashtëm Ferit Hoxha siguroi se pritet drita jeshile nga Brukseli për miratimin e raportit të IBAR. “Procesi i IBAR-it nuk mund të japë detaje, sepse nuk jemi palë e diskutimeve dhe raporti është hartuar nga Komisioni Europian dhe janë ata që po diskutojnë në Këshill. Shqipëria nuk ka qasje në dokument; se si informohemi ne në rrugë informale, nuk mund të jap detaje”, tha Hoxha. Por opozita u tregua skeptike duke pretenduar se bllokimi i fondeve ndaj Serbisë mund të ndikojë dhe për vendin tonë. Megjithatë kryediplomati Hoxha theksoi se dy shtetet kanë axhenda krejtësisht të ndara. “Pas Serbisë do ta hamë edhe ne, sepse situatat...