Hitaj: SPAK gaboi që në fillim, kryeministri rrezikon ‘vetëvrasje politike’ për të mbrojtur Ballukun
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, gazetari Arbër Hitaj foli mbi veprimet e SPAK-ut dhe implikimet politike të një prej dosjeve më të bujshme të korrupsionit, ku u shpreh se problemi nuk qëndron tek kërkesa për arrestimin e Belinda Ballukut, por tek kërkesa fillestare për pezullimin e saj nga detyra. Sipas Hitajt, ky ka qenë “gabimi fillestar” i Prokurorisë së Posaçme, e cila veproi në një vakum ligjor që ende nuk është sqaruar, një situatë që, sipas tij, mund të shndërrohet në “vetëvrasje politike” për kryeministrin, nëse përpjekjet për ta mbrojtur Ballukun dëmtojnë besimin te drejtësia e re. Ai theksoi se kjo paqartësi doli qartë gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, ku prokurorët e SPAK-ut u përballën me pyetje të drejtpërdrejta nga gjyqtarët: “Sa do të zgjasë afati i pezullimit?” apo “A...
Burimi:
syri.net