Hetimet e vonuara’, Gjokutaj: A po bën SPAK lojë me dosjen Balluku, marrëveshje prapaskene…

Hetimet e vonuara’, Gjokutaj: A po bën SPAK lojë me dosjen Balluku, marrëveshje prapaskene…

‘Hetimet e vonuara’, Gjokutaj: A po bën SPAK lojë me dosjen Balluku, marrëveshje prapaskene… Zhvillimet e fundit procedurale nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë rikthyer vëmendjen tek çështja e ish-ministres Belinda Balluku, por njëkohësisht kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi metodologjinë e ndjekur nga SPAK. Sipas avokatit Genc Gjokutaj që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, veprimet hetimore janë të domosdoshme për zbardhjen e së vërtetës, por ai thekson se rendi i kryerjes së tyre është thelbësisht i gabuar. Ai argumenton se të gjitha verifikimet duhet të ishin kryer përpara se SPAK t’i drejtohej Kuvendit për autorizim. SPAK-u ka shkuar në kuvend pa bërë këto kontrolle të domosdoshme, pa evidentuar provën qenësishme, pa formatuar akuzën,” deklaroi Gjokutaj. Ai vë...