Heqja e “non gratës” për Berishën nga SHBA, Tritan Shehu: Një mësim historik, e vërteta fitoi!

Heqja e “non gratës” për Berishën nga SHBA, Tritan Shehu: Një mësim historik, e vërteta fitoi!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit pas vendimit për heqjen e “non gratës” ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, nga SHBA. Gjatë fjalës së tij, Shehu e cilësoi këtë zhvillim si një “mësim historik” dhe tha se “e vërteta del gjithmonë në dritë”. “Sot u dha një mësim historik. Historia u pasurua me një të vërtetë të madhe. E vërteta del, komplotet sado të errëta të jenë, e vërteta i asgjëson”, u shpreh Shehu. Ai shtoi se ky është një sukses jo vetëm për Berishën dhe për ata që morën pjesë në rithemelimin e PD-së, por edhe një mesazh më i gjerë politik. “Sot u dha një mësim historik. Historia u pasurua me një të vërtetë të madhe! E...