Hekurudha Tiranë-Durrës, qeveria rrit faturën e shpronësimeve me 97 milionë lekë, shtohen pronarët në listë

Hekurudha Tiranë-Durrës, qeveria rrit faturën e shpronësimeve me 97 milionë lekë, shtohen pronarët në listë

Kostoja për lirimin e terrenit ku do të kalojë hekurudha e re Tiranë-Durrës dhe degëzimi për në Rinas ka pësuar rritje. Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në vendimin e janarit 2024, duke zgjeruar hartën e shpronësimeve dhe duke rritur fondin në dispozicion për pronarët e tokave. Sipas vendimit të zbardhur, fondi limit për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme (arë, truall, vreshtë) ndryshon nga 280.4 milionë lekë që ishte parashikuar fillimisht, në 377.3 milionë lekë (rreth 3.7 milionë euro). Kjo shtesë prej rreth 97 milionë lekësh vjen si pasojë e dy faktorëve ku janë ndryshuar vlerat e shpronësimit për 15 pasuri ekzistuese në listë, si dhe në tabelën e shpronësimeve janë shtuar 31 pasuri të reja, çka tregon se projekti ka prekur...