Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

Qeveria ka miratuar hartën e re të zonave që do të gëzojnë statusin e veçantë për zhvillimin e ekonomisë malore. Përmes tre vendimeve të firmosura nga Kryeministri Edi Rama, janë përcaktuar me koordinata të sakta territoret në Dibër, Tepelenë dhe Memaliaj, ku shteti kërkon të orientojë investimet strategjike. Sipas vendimeve, në këto zona do të lejohen tri kategori kryesore aktivitetesh: zhvillim ekonomik, industrial dhe turistik. Dibra, 16 zona zhvillimore Pjesa më e madhe e hartës së re përqendrohet në veri të vendit. Në Bashkinë e Dibrës janë shpallur plot 16 zona zhvillimore, të cilat përfshijnë disa nga perlat natyrore të rajonit, por edhe zona me potencial bujqësor. Ndër to spikasin bjeshkët e Korabit (mbi 1100 ha), Bjeshkët e Gramës, Hinoskës dhe Zimurit; zona e Lurës...