“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…
“Në vlerësimin tim, ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që Parlamenti duhet të shpërndahet”. Kështu u shpreh Taulant Balla për gazetarët në ambientet e jashtme të Parlamentit. Kreu i grupit parlamentar socialist theksoi se edhe më skeptikët e kanë të qartë “se këtu është një skenar tërësisht joshqiptar, në dëm të Shqipërisë, në këtë moment historik”. “E prisnim këtë skenar, kemi kohë që e presim. E kam parë edhe në vende të tjera. Ata që plagosin 3 punonjës policie, duhet të dinë se gjaku i punonjësve të policisë është gjaku i shtetit. Prandaj, dua të jem i qartë: mbështes policinë dhe i bëj me dije se kushdo që ngre dorën kundër policisë, do të përballet me forcën e...
Burimi:
opinion.al