“Grup çakejsh me dy këmbë”, Rama denoncon sulmet e protestuesve ndaj mediave: Dominon fryma fashiste…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një deklaratë zyrtare të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), e cila dënon ashpër sulmet, linçimet dhe gjuhën denigruese ndaj përfaqësuesve të medias. Përmes këtij publikimi, kreu i qeverisë ka theksuar edhe shqetësimin e tij institucional lidhur me incidentet dhe frymën e protestave të javëve të fundit në vend. Qëndrimi i Kryeministrit Kryeministri Rama e ka shoqëruar postimin e tij edhe me pamje filmike. Paraprakisht, ai sqaroi se Unioni i Gazetarëve nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, “përveç rasteve kur ka bërë deklarata negative për qeverinë”. Sipas kreut të ekzekutivit, reagimi i tij lidhet me të vërtetën më shqetësuese të këtyre tubimeve: “Frymën fashiste të një numri të madh bullistash online, e cila është fryma dominuese e protestës, që materializohet edhe në...
Burimi:
javanews.al