“Grumbulluesi i thotë fermerit ‘ik p*rdhu’”, Braçe për Pr.ligjin për dëftesën tregtare: Mbroni bujkun ose keni dështuar
Deputeti socialist Erion Braçe shprehu rezerva ndaj projektligjit për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore, duke argumentuar se ai nuk do të japë efektet e pritshme nëse nuk shoqërohet me reforma në tregun bujqësor dhe sistemin fiskal. Gjatë diskutimeve në Kuvend, Braçe theksoi se hapi i parë duhet të jetë rishikimi i politikave fiskale për prodhimin dhe produktet bujqësore. “Duhet ta nisim nga sistemi fiskal që kemi për prodhimin dhe produktet bujqësore. Nëse s’e bëjmë, ka dështuar që tani”, u shpreh ai. Sipas deputetit socialist, një tjetër problem që kërkon zgjidhje është përqendrimi i disa roleve te i njëjti operator ekonomik, i cili njëkohësisht furnizon fermerët me inpute, grumbullon prodhimin, e eksporton dhe e financon. “Në rastin kur janë bashkë dhe në krahun tjetër janë edhe...
Burimi:
vizionplus.tv