‘Gruaja, forca e ndryshimit’/ Zhupa: Gëzuar me zonjat e PD Sarandë!
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka përcjellë një mesazh me rastin e 8 Marsit, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e grave në shoqëri. Në një postim në rrjetin social Facebook, Zhupa u shpreh se gruaja është forca e ndryshimit, ndërsa theksoi se 8 Marsi është një ditë për të reflektuar mbi sakrificat dhe përkushtimin e përditshëm të grave. “Gruaja, forca e ndryshimit. 8 Marsi është një ditë e veçantë për të kujtuar dhe reflektuar mbi sakrificën e përditshme të nënave, grave e vajzave në vendin tonë,” shkruan ajo. Deputetja demokrate gjithashtu uroi festën së bashku me gratë e Partisë Demokratike në Sarandë, duke përcjellë urimin: “Gëzuar me zonjat e Partisë Demokratike Sarandë!”. Postimi i plotë: Gruaja, forca e ndryshimit. 8 marsi është një ditë e...
Burimi:
syri.net