Gogu: Siguri për aktet, transparencë për tarifat dhe më shumë shërbime për diasporën në noteri

Gogu: Siguri për aktet, transparencë për tarifat dhe më shumë shërbime për diasporën në noteri

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në daljen e tij të parë përpara Asamblesë së Noterisë, ka vënë theksin te nevoja për rritjen e sigurisë juridike të akteve noteriale, transparencën e tarifave dhe përmirësimin e shërbimeve për diasporën shqiptare. Në fjalën e tij, Gogu theksoi se një nga sfidat kryesore të sistemit mbetet fakti që një pjesë e konsiderueshme e çështjeve civile në vend lidhen me kontrata dhe prona, çka sipas tij tregon se roli parandalues i noterisë duhet të forcohet më tej. “Në Europë, kontrata që del nga noteri rrallë shkon në gjykatë. Në Shqipëri, shumë kontrata përfundojnë aty. Kjo është diferenca që duhet të mbyllim”, u shpreh ministri. Siguria e akteve dhe problematikat me pronat Ministri u ndal te situata e pasurive të paluajtshme,...