Gogu: Po përgatitet amnistia, masa të reja për të përmirësuar kushtet në burgje
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë një vizite në burgun e Pojskës në Pogradec, ku me rastin e 1 Qershorit shumë gra që vuajnë dënimin u takuan me fëmijët e tyre, tha se drejtësia duhet të jetë e pranishme jo vetëm përmes ndëshkimit dhe dënimit, por edhe përmes rehabilitimit. Në këtë kuadër, ai tha se shumë shpejt do të ketë të reja në lidhje me amnistinë. “Unë besoj se ky është një lajm i mirë për familjet, por gjithashtu kemi edhe një lajm tjetër që lidhet me amnistinë. Besoj se shumë shpejt projektligji që është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë do të nisë diskutimin dhe besoj se do të bëhet realitet në javët në vijim.Detajet e amnistisë do të diskutohen në ditët në vijim, pasi...
Burimi:
vizionplus.tv