Gogu komenton raportin e KE: Shqipëria pastroi sistemin me Reformën në Drejtësi

Gogu komenton raportin e KE: Shqipëria pastroi sistemin me Reformën në Drejtësi

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka komentuar gjetjet e raportit të fundit të Komisionit Europian për Sundimin e Ligjit, duke vënë në dukje se ky dokument dëshmon ecurinë e Shqipërisë në konsolidimin e sistemit të drejtësisë. Ai nënvizoi se raporti pasqyron punën e bërë, me fokus të veçantë te përmbyllja e procesit të Vetingut dhe ulja e dosjeve të prapambetura. Ministri theksoi se pas 9 vitesh është bërë një pastrim tërësor dhe i gjithanshëm në drejtësi, që s’është parë në asnjë vend të rajonit. “Pak ditë më parë u miratua raporti i sundimit të ligjit për Shqipërinë… Është një dokument i hartuar me mendjen dhe sytë e ftohtë të një burokrati europian dhe thotë që Shqipëria po konsolidon Reformën në Drejtësi. Njeh shumë mirë raporti...