Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, dyfish më shumë se në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, dyfish më shumë se në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së gjyqtarëve për rritje pagash, pas publikimit nga Gjykata Kushtetuese të regjistrimit të seancës dëgjimore mbi këtë çështje. Rama u shpreh se argumentet e paraqitura nga disa shoqata gjyqtarësh lënë shumë për të dëshiruar dhe ngrenë shqetësime serioze mbi mënyrën e të menduarit të atyre që japin drejtësi, duke theksuar se pagat e gjyqtarëve në Shqipëri janë tashmë në nivel të barabartë me ato të vendeve të BE-së si Greqia dhe më të larta se në rajon. Rama: Gjykata Kushtetuese publikoi përpara ditësh regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata gjykatësish, edhe ata me probleme ligjore të paregjistruara, gjithsesi, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese, që t’iu rrisë pagat. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga Gjykata...