Gjyqi në GJKKO/ Veliaj mungon në seancë: Nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale

Gjyqi në GJKKO/ Veliaj mungon në seancë: Nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale

Në GJKKO ka nisur seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj e të tjerë të pandehur në dosje që kanë kërkuar gjykimin me proces normal.  Në një deklaratë për Gjykatën kryebashkiaku Veliaj shprehet se nuk do të jetë i pranishëm në seancë. “Nuk do të jem i pranishëm pasi SPAK nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës për të dorëzuar fashikujt e munguar dhe provat dixhitale dhe të mundesojë të marr pjesë si njeri i lirë në sallën e gjyqit. Kërkoj të përfaqësohem nga avokati Plarent Ndreca”, ka deklaruar Veliaj. Gjatë seancës, avokati i Veliajt kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me materialet e dorëzuara. “Ashtu si relatuat, z. Veliaj ka pohuar se ende nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha...