Gjyqi ndaj Metës/ ‘Po bunkerizohet gjykata’, Blushi: Qytetarët duan të vërtetat e këtij procesi, transparenca detyrim!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denconuar atë që po ndodh me gjyqin ndaj ish Presidentit, Ilir Meta, të cilin e konsideron një proces thellësisht politik dhe një "bunkerizim" të gjykatës. Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se përpjekja për të mbajtur qytetarët jashtë sallës së gjyqit nuk është asgjë tjetër veçse një tentativë për të fshehur të vërtetën e një dosjeje, që nuk ka asnjë provë të vetme penale. Sipas tij, prania e qytetarëve nuk është një protestë, por një vullnet i pastër për të garantuar transparencën e një procesi me rëndësi të lartë publike. Për më tepër faktin që nga ky bunkerizim, është e pamundur të mësohen ato të vërteta të cilat po çmontohen në raport me akuzat...
Burimi:
syri.net