“Gjykata Kushtetuese shtyu vendimin”, Sefa paralajmëron: Balluku rrezikon të prishë hetimin duke mbetur në detyrë
Eksperti ligjor Indrit Sefa, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se zv/kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK, rrezikon “helmimin” e provave dhe prishjen e hetimit, duke qëndruar në detyrë. Sefa tha se ka plot mënyra që kjo të ndodhë me rikthimin e Ballukut në detyrë. “Ka mundësi të helmojë provat, fakti që ka intimiduar dëshmitarët e tregon këtë. Balluku mund të heqë dokumentat nga zyra, ka shumë mënyra si zv/kryeministrja mund të prishë hetimet”, u shpreh eksperti ligjor Indrit Sefa. Sa i takon vendimit të Kushtetueses, Sefa tha se shtyerja mund të ketë si shkak mund mungesën e mazhorancës së trupës gjyqësore. “Duhet të jemi të qartë në rastin e vendimmarrjes se nëse ka 4 vota pro dhe 4 kundër,...
Burimi:
sot.com.al