Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj mbetet në burg
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të dhëna nga të gjitha shkallët e gjyqësorit. Beqaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej më shumë se një viti, që nga arrestimi i tij më 4 korrik 2024, me urdhër të GJKKO-së, pas kërkesës së SPAK. Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, ish-ministri pretendonte se vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, asaj të Apelit, si dhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe kërkonte kthimin e çështjes për rigjykim. Megjithatë, trupa gjykuese nuk gjeti shkelje që të justifikonin shfuqizimin e masës së arrestit. Ilir Beqaj u emërua në vitin 2021...
Burimi:
ntv.al