Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “Mcgonigal”

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “Mcgonigal”

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike çështjen McGonigal, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.  Kërkesa për këtë hap është bërë nga 1/4 e deputetëve të PD-së, pas refuzimit të Kuvendit për ngritjen e një komisioni hetimor mbi çështjen Mc Gonigal. “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: (i) “Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”; (ii) “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime...