Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur
Gjykata kushtetuese jep vendim për kërkesën e Sali Berishës mbi tre qëndrimet e gjykatave më të ulëta mbi masën e arrestit shtëpiak, duke i dhënë të drejtë ish-kryeministrit se kohëzgjatja e mbajtjes nën arrest shtëpiak ishte e tejzgjatur. Duke u bazuar tek burime shumë të sigurta, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se vendimi u dha në përfundim të seancës pa praninë e palëve. Çështja lidhet me qëndrimin e avokatëve të Berishës të cilët gjatë raportimit apo informacionit dy mujor kundërshtuan qëndrimin e SPAK që insistonte se Berisha duhet të vazhdonte të qëndronte nën arrest shtëpiak. që siç rezultoi u kthye në detyrim paraqitje janarin e 2025. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv