Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes. Pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme, lideri i PD-së dha një deklaratë për mediat, ku u ndal te Gjykata Kushtetuese, për të shpallur si jokushtetues vendimin për arrestin e shtëpisë ndaj tij. “Gjykata Kushtetuese është një seksion i organizatës së Partisë Socialiste. Komenti i parë. Atë çështje, Gjykata Kushtetuese e trajtoi pas 8 muajve paraqitje, në një kohë kur çdo çështje që ka të bëjë me qeveritarëve, e trajton brenda 2-3 javëve. Gjykata Kushtetuese në një vendim të koduar partiak, shpalli jokushtetuese ndaj meje, por nuk e shfuqizoi atë. Ndërkohë nga ai vendim ka pasoja edhe sot. Pra, duke pretenduar që nuk është më në fuqi, por...