Gjykata e Lartë vendos unanimisht, rishikohet praktika e arrestit me burg: Të jetë i arsyetuar, Gjykatat të japin…

Gjykata e Lartë vendos unanimisht, rishikohet praktika e arrestit me burg: Të jetë i arsyetuar, Gjykatat të japin…

Gjykata e Lartë vendosi dje rishikimin e vendimit të saj unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e tij. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në përbërje të 16 gjyqtarëve, kanë vendosur unanimisht mbi standardet që duhet të udhëheqin gjykatat në caktimin dhe vijimin paraburgimit. Çështja u shqyrtua pas nismës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, i cili, në ushtrim të rolit kushtetues dhe ligjor të Gjykatës së Lartë për garantimin e një praktike gjyqësore të njëtrajtshme, të qëndrueshme dhe të parashikueshme, vuri në lëvizje Kolegjet e Bashkuara për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve të evidentuara në praktikën gjyqësore lidhur me mënyrën se si kërkohej, arsyetohej, kontrollohej dhe zbatohej masa “arrest në burg”, si dhe për ta orientuar...