Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi masa e pezullimit nga detyra
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut. Ankimimi ishte bërë nga avokatët e ish-zv/kryeministres Balluku, e cila e cilësonte të paligjshëm masën e vendosur nga GJKKO me kërkesë të SPAK që nga fillimi i këtij viti. Balluku është nën akuzë nga SPAK për tunelin e Llogarasë, 11 procedura të tjera tenderuese dhe së fundmi për pastrimin e parave e fshehje pasurie në lidhje me një vilë në Dhërmi, që dyshohet se është në pronësi të saj, por e fshehur në emra të tjerë.
Burimi:
sot.com.al