Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: S’e kanë vendin në burg për sa kohë nuk janë persona me rrezikshmëri

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: S’e kanë vendin në burg për sa kohë nuk janë persona me rrezikshmëri

Avokati Gentian Rumano komentoi në studion e QUO VADIS në Vizion Plus vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të lehtë sigurie. Sipas tij, nëse gjykata do të pranonte zbutjen e masës së sigurisë, kjo do të krijonte një precedent të rëndësishëm që mund të përdorej në raste të tjera të ngjashme nga avokatët. Rumano u shpreh se në këtë fazë të procesit, kur çështja ka kaluar për gjykim dhe provat janë administruar, duhet të vlerësohet vetëm rrezikshmëria e personit dhe jo elementë të tjerë të hetimit. Ai theksoi se, sipas tij, nëse rrezikshmëria shoqërore është e ulët, nuk ka arsye për...