Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën kundër Ols Dados, Veliaj: Do ta vazhdojmë këtë betejë me të gjitha mjetet ligjore

Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën kundër Ols Dados, Veliaj: Do ta vazhdojmë këtë betejë me të gjitha mjetet ligjore

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes avokatit të tij, Plarent Ndreca, pasi gjykata vendosi të mos shqyrtojë padinë që vinte në diskutim ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Olsi Dado. Sipas mbrojtjes së Veliajt, gjykata nuk e rrëzoi padinë, por refuzoi ta shqyrtonte në themel, duke argumentuar se Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës nuk kanë interes të ligjshëm për të kërkuar kontrollin e ligjshmërisë së emërimit të një funksionari shtetëror. “Padia jonë nuk u rrëzua. Ajo nuk u lejua të shqyrtohej. Gjykata nuk hyri në themelin e pretendimeve tona. Ajo na mohoi aksesin efektiv në gjykatë”, thuhet në reagim. Avokati Ndreca argumenton se, sipas logjikës së këtij vendimi, një qytetar ndaj të cilit janë marrë masa si përgjime, kontrolle, sekuestrime apo...