Gjuhë e papërshtatshme, dhe përplasje të vazhdueshme/ PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Në kërkesën zyrtare, socialistët argumentojnë se gjatë seancës plenare të 5 marsit 2026, dy deputetët demokratë kanë penguar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, duke bllokuar foltoren dhe duke përdorur gjuhë të papërshtatshme. Sipas dokumentit të depozituar në Kuvend, Bardhi dhe Balliu, së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, ndërhynë disa herë gjatë fjalës së kryetarit të grupit parlamentar të PS, duke e ndërprerë atë me thirrje dhe provokime nga salla, ndërsa më pas bllokuan foltoren me pretendimin se ishte përdorur gjuhë joparlamentare. PS pretendon se deputetët e opozitës nuk...
Burimi:
sot.com.al