Gjuha fyese në seancën e së enjtes, PS: Rezolutë në Kuvend për dënimin e saj
Socialistët do t’i propozojnë Kuvendit miratimin e një rezolute për të dënuar gjuhën fyese ndaj grave, pas përplasjeve në seancën plenare të enjten e kaluar ku deputetet gra nuk u kursyen nga ofendimet. Zv.kryetarja e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Evis Kushi tha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së të parët që duhet të ndalin gjuhën denigruese janë kryetari i PD, Berisha dhe kreu i grupit Gazment Bardhi. Kreu i grupit të PS Taulant Balla që u kritikua nga demokratët se ofendoi Albana Vokshin duke i përmendur numrin 0900 nuk mund të paralelizohet me gjuhën e Bardhit që i fyeu gratë socialiste në moral.
Burimi:
sot.com.al