GJKKO zhvillon sot seancën në themel për Veliajn! Kryebashkiaku kërkon transparencë dhe refuzon “kafazin e xhamit”

GJKKO zhvillon sot seancën në themel për Veliajn! Kryebashkiaku kërkon transparencë dhe refuzon “kafazin e xhamit”

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) pritet të zhvillohet sot seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj e të tjerë të pandehur në dosje që kanë kërkuar gjykimin me proces normal. Seanca e fundit e mbajtur më 10 qershor, u shty për shkak të mungesës së disa prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve. Veliaj gjithashtu mungoi dhe shkak është mbyllja të kafazin e xhamit. Kryebashkiaku e cilëson mbajtjen në kafaz si të paligjshme, antikushtetuese dhe diskriminuese. Në seancën e fundit, treshja gjykuese i tha prokurorit të çështjes Ols Dado t’i çojë në qelinë e paraburgimit e mijëra faqe të tjera dokumente Veliajt, i cili gjatë gjithë kësaj kohe ka pretenduar se nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet hetimore. Një tjetër...