GJKKO shqyrton kërkesën për zëvendësim mase ndaj Ilir Metës, ish-Presidenti mungon në seancë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po shqyrton kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për zëvendësim të masës së sigurisë. Seanca u zhvillua në mungesë të Metës, i cili ka dërguar një deklaratë ku shprehet se do të marrë pjesë në procesin në themel, ndërsa në sallë ishte i pranishëm avokati i tij. Në seancë morën pjesë edhe Tedi Blushi, Flamur Noka dhe Bujar Leskaj. Avokati i Metës, Cakrani, argumentoi se ish-presidenti ndodhet në paraburgim prej rreth 19 muajsh pa një vendim të formës së prerë, ndërsa çështja tashmë është në fazën e gjykimit në themel. Sipas tij, masa “arrest në burg” duhet të aplikohet vetëm kur masat e tjera konsiderohen të pamjaftueshme dhe kufizimet duhet të jenë në përputhje me Konventën Europiane...
Burimi:
vizionplus.tv