GjKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për masë më të butë sigurie

GjKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për masë më të butë sigurie

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” me një masë më të butë. Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa është paraqitur në gjykatë më 2 mars 2026 nga Ilir Meta, i cili kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë personale me një tjetër më të lehtë. Në përfundim të shqyrtimit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka vendosi deklarimin e papranueshëm të kërkesës. Sipas gjykatës, kërkesa u shpall e papranueshme për shkak se përfaqësuesit ligjorë të kërkuesit hoqën dorë nga shqyrtimi i saj gjatë procesit gjyqësor. Ilir Meta ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” që prej 21 tetorit 2024. NJOFTIM PËR MEDIAT Kërkuesi Ilir...