GJKKO cakton 5 qershorin për seancën e parë të dosjes Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka caktuar datën 5 qershor për të zhvilluar seancën e parë për çështjen e dosjes CEZ-DIA, ku po gjykohen ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhit. Vendimi u mor nga treshja e re e gjyqtarëve që u zgjodh me short pak ditë më parë: Erjon Bani (relator), Rudina Palloj dhe Marinela Osmani. Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se seanca e parë do të nisë në orën 11:00. Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK-u se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë. Sjellim ndërmend se më herët këtë muaj, më 11 maj, pas një seance e cila zgjati afroi 6 orë, Gjykata e Posaçme ndau në dy pjesë procesin,...
Burimi:
javanews.al