GJK la në fuqi pezullimin e Ballukut, Bardhi: Këshilli të mblidhet nesër, Kuvendi t’i hapë rrugë arrestimit
Belinda Balluku dhe Gazmend Bardhi TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar mbledhjen sa më parë të Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe lejimin e arrestit nga SPAK, pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres. Kreu i Grupit Parlamentar, thekson se çdo vonesë tjetër do të përbënte një akt të qartë pengimi ndaj drejtësisë. Gazment Bardhi: Mbrojtja e pushtetit dhe korrupsionit nuk është shtet ligjor! Sa herë që drejtësia i afrohet pushtetit të tij të kriminalizuar dhe të korruptuar, Edi Rama zgjedh sulmin kundër drejtësisë. Nga pezullimi kushtetues si “budallallëk botëror” tek “shpikjet e drejtësisë së papjekur”, Belinda Balluku e ka shndërruar Edi Ramën në një Don Kishot që sheh kudo armiq dhe bën beteja me...
Burimi:
zeri.ai